JOQ Albania
Home

Gruaja e quajti “xhaxhi i shëndoshë”, klienti në restorant merr hak në mënyrën e pabesueshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/06/2019 18:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i cili u ndje i ofenduar nga fjalët e një gruaje në restorant është hakmarrë në moment.

Frederico Hill po priste në radhë për të porositur vaktin e tij në një restorant por, humori i ndryshoi krejt papritur nga fjalët e një gruaje prapa tij.

Gruaja e pasjellshme po priste në radhë me fëmijët e saj të cilët mezi po prisnin që të merrnin krahë pule të skuqura.

Duke u munduar t’i qetësonte ajo u tha se duhet të hanin me kujdes ose ndryshe do të përfundonin të shëndoshi si ai xhaxhi atje (Frederico).

I revoltuar nga fjalët e gruas, Frederico vendosi që t’i jepte një mësim.

Në një postim të tijin ai shkruante:

Sapo e bleva këtë pulën, për shkak se një nënë pas meje po i mësonte fëmijët që të hanin vetëm nga një copë dhe jo më shumë ose do të përfundonin të shëndoshë si ai xhaxhi përpara (unë). E pyeta bankierin nëse ato ishin pulat e vetme që kishte, ai tha që po. I bleva të gjitha dhe u largova pa rënë në sy. Kur ajo shkoi të pyeste për pulë, banakieri i tha që nuk kishte më dhe se i duhej të priste edhe 30 minuta. Ajo u kthye nga unë dhe më pa vëngër.”

Hill shpjegoi më pas që nuk i erdhi mirë që shpenzoi aq shumë para për pulë, por shtoi se ndihet i lumtur që i dha një mësim gruas në radhë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania