JOQ Albania
Home

‘’Sufllaqexhinjtë” e Rilindjes’’/ Nis sulmi me komente ndaj gazetarit gjerman: Ti je më idiot
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 05/06/2019 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari i prestigjiozes gjermane “Bild”, Peter Tiede paralajmëroi ditën e djeshme se një tjetër shkrim do të publikohej së shpejti prej tij për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës, konkretisht nga kryetari i Bashkisë Vangjush Dako me Astrit Avdylin gjatë fushatës elektorale të vitti 2017.

Peter Tiede e mbajti premtimin dhe ka publikuar ditën e sotme një bisedë mes Dakos, Avdylajt dhe një biznesmeni të quajtur Vath Alla ku këta të fundit ndodhen në zyrën e regjistrimit të pronave e bisedojnë për t’u takuar në Ishëm.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania. Ai thotë se pas skandalit, që ka plasur ditën e sotme militantë të Rilindjes janë vendosur në mbrojtje të Vangjush Dakos.

Po ashtu në mesazhin e tij ai thotë se “sufllaqexhinjtë” e Rilindjes po e “përmbytin” me komente statusin e gazetarit Peter Tiede.

Më tej ai shkruan se një grua me emirin Mirela, e cila është mbështetëse e Partisë Socialiste nuk është ndaluri së komentuari negativisht ndaj gazetarit gjerman.

Po ashtu sipas qytetarit edhe një tjetër kordinator i PS-së, i cili edhe në profilin e tij të Facebook-ut e deklaron se punon në PS, po komenton në çdo çast në profilin e gazetarit gjerman, për të bërë “zhurmuesin” e ngjarjes.

Më poshtë, po ju sjellim edhe foto të komenteve që janë bërë në profilin e gazetarit gjerman.

Mesazhi i plotë:

Ja se si “sufllaqexhinjtë” e Rilindjes po e “përmbytin” me komente statusin e gazetarit Peter Tiede. Një socialiste e cila ka dalë edhe me Saimir Tahirin në foto, dhe që shpërndan vetëm postimin e tij, nuk ndalet së komentuari negativisht ndaj gazetarit gjerman. Një tjetër kordinator i PS, i cili, edhe në profilin e tij të Facebook-ut e deklaron se punon në PS, po komenton në çdo çast në profilin e gazetarit gjerman, për të bërë “zhurmuesin” e ngjarjes. Për më tepër, po ju dërgoj fotot.Ju faleminderit dhe punë të mbarë!