JOQ Albania
Home

“Çmendet” Ronaldo, 3 gola Zvicrës dhe kualifikon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/06/2019 22:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kristiano Ronaldo nuk njeh moshë dhe vazhdon të jetë spektakolar, si me klubin ku luan, ashtu edhe me kombëtaren.

Sot, 34-vjeçari kualifikoi i vetëm Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve, pasi mundi 3-1 Zvicrën në gjysmëfinale.

Në një ndeshje shumë të luftuar ku nuk munguan rastet për të dy skuadrat, diferencën e bëri pikërisht ylli portugez, i cili shënoi të tre golat për ekipin e tij.

Nga ana tjetër Zvicra u mundua me të gjitha mënyrat ndaj portugezeve, madje titullarë ishin edhe dy shqiptarët Xhaka e Shaqiri, por luzitanët ishin të mrekullueshëm, sidomos në fundin e ndeshjes.

Kur ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1, ylli i Juventusit me 2 gola të 3 minuta prishi ëndrrën e zvicerianëve.

Tashmë, Portugalia pret të dielën të njohë finalisten tjetër, nga fituesja e çiftit Holandë-Angli. Ndërsa humbësja do të luajë po në fundjavë ndaj Zvicrës duelin për vendin e tretë.