JOQ Albania
Home

40 metra në ajër, elektricisti i “krisur” filmohet duke bërë ushtrime në shtyllën e tensionit të lartë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një elektricist i guximshëm është filmuar duke bërë ushtrime, i varur në një sthtyllë të tensionit të lartë në 40-metra lartësi.

Burri në videon e frikshme të shpërndarë në rrjet, shihet duke bërë disa ulje e ngritje e më pas kthehet në vinçin pranë tij.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, elektricisti nuk ishte duke mbajtur asnjë masë mbrojtëse ndërkohë që rrinte i varur në shtyllë.

Sidoqoftë, kolegu i tij i ulur në vinç duket se ishte shumë i relaksuar ndërsa vëzhgonte mikun e tij të rrezikonte jetën.

Videoja është filmuar në Serpukhov, Rusi.

Dëshmitari Anthony Lafault, i cili filmoi pamjet u shpreh:

Isha shumë i shqetësuar për djalin, por fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë."

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania