JOQ Albania
Home

Po hiqte qimet e sqetullës se do i vinte i dashuri, vajza e pëson keq nga dylli i nxehtë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/06/2019 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një indicent i vështirë ka ndodhur me një grua, e cila ishte duke u depiluar. Kiera Stirton ishte duke hequr qimet e sqetullave, teksa pa dashje uli dorën dhe dy anët e sqetullës iu ngjitën, për shkak të dyllit depilues që kishte vendosur.

Ngjarja ndodhi ditën e martë, më 4 qershor. Ajo fotografoi veten dhe imazhin e publikoi në Twitter. Në të duket dylli i nxehtë, i cili është tharë dhe ka ngjitur krahun e vajzës, duke ia vështirësuar asaj lëvizjen.

Vajza nga Glasgow, Skoci, tha se po depilhej përpara se t’i vinte i dashuri, kur ndodhi kjo ngjarje.

Ajo shpjegon se vendosi dyllin në sqetull dhe harroi që ai ishte ende i njomë, në momentin që uli krahun dhe dylli nisi të ftohej.

Vajza bën me dije se kishte planifikuar të pastronte edhe zonën e bikinit, por iu desh të ndryshonte plan pas asaj që i ndodhi.

Burimi: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania