JOQ Albania
Home

Ky është 28-vjeçari që do të martohet së shpejti me gruan që e talli dhe e refuzoi në rrjetet sociale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/06/2019 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jason Forry ëshët një 28-vjeçar, i cili ka treguar se së shpejti do të martohet me vajzën që dikur e refuzoi keq në Tinder.

Në vitin 2015, Forry shpërndau në Twitter një foto të një mesazhi që tregonte sesi ai ishte refuzuar nga një vazjë të cilës i kishte shkruar në Tinder.

Pasi u përputh me Natalie Anderson në aplikacionin për njohje, Jason vendosi që të përdorte një mënyrë kreative për t’i shkruar dhe për ta ftuar që të dilnin bashkë.

Ai i dërgoi vajzës një mesazh në formë “pranim aplikimi” dhe i shpjegonte se pasi është pranuar, ftohet për një intervistë.

Por, Natalie ia ktheu me të njëjtën monedhë dhe u kujdes që t’i theksonte që kërkesa për “intervistë” ishte refuzuar.

Gjithsesi, Forry nuk u dorëzua dhe i tha vajzës që foton e mesazhit do ta publikonte dhe nëse merrte 200 pëlqime ata duhet të dilnin bashkë.

Fotoja i mori pëlqimet dhe dyshja dolën në një takim të parë, pastaj në një dytë, të tretë e me radhë.

Derisa, 2 vite e gjysmë më vonë ai u ul në gjunjë dhe i propozoi të martoheshin bashkë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania