JOQ Albania
Home

Pas 4 vitesh lidhje dhe një fëmije, supermodelja ndahet nga aktori hollivudian
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 7:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bradley Cooper dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 4 vite pasi dilnin bashkë.

Lajmi është konfirmuar nga të gjitha mediat e huaja.

44-vjeçari Cooper dhe 33-vjeçarja Shayk kanë marrë vendimin për të mos qenë më bashkë. Ata janë duke negociuar për kujdestarinë e vogëlushes Lea De Seine, e cila erdhi në jetë në mars të vitit 2017.

Fituesi i Oscar dhe supermodelja nisën të dilnin bashkë në pranverën e vitit 2015.

Çifti ka preferuar gjithmonë ta mbajë romancën dhe marrëdhënien e tyre larg syrit të mediave.

Edhe në një intervistë për Glamour UK, të dhënë nga Irina gjatë shkurtit të këtij viti, ajo iu përgjigj shumë pak pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale.

Supermodelja tha:

Kam shumë miq që ndajnë mjaft informacione nga jeta e tyre në Instagram apo në rrjete të tjera sociale. E bëjnë çdo gjë shumë publike. Më pëlqen kjo gjë dhe më duket shumë e mirë, por mendoj se çdo gjë është zgjedhje personale. Puna ma do të ekspozohem, ndaj kam vendosur të jem e heshtur, sa i takon jetës personale. Ndaj quhet personale, sepse është për ty dhe për familjen tënde dhe unë ndihem e lumtur me këtë zgjedhje”.

Gjatë të njëjtit muaj Cooper foli në lidhje me të qenurit baba, gjatë një interviste me Oprah Winfrey. Ai tha se të pasurit e një familjeje, ndryshon gjithçka në jetën e një njeriu.

Burimi: People |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania