JOQ Albania
Home

U largua nga Milani, ja ekipi i ri që pritet të drejtojë Gatuzo
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit nga stoli i Milanit, Xhenaro Gatuzo është në kërkim të një aventure të re.

Skuadra që ka dalë në skenë për shërbimet e tij është Fiorentina.

Klubi italian, i cili u ble nga manjati amerikan, Rocco Commisso po bëhet gati për ndryshime drastike dhe Gatuzo pritet të jetë "arkitekti’ i ri.

Mediat italiane raportojnë se Gatuzo pëlqehet shumë nga Fiorentina dhe kanë nisur kontaktet e para mes tyre.

Një kalim në Firence do t’i shërbente shumë 41-vjeçarit, i cili sapo ka mbyllur aventurën në stolin e Milanit dhe tashmë është gati për sfida të reja.

Priten zhvillime të tjera gjatë ditëve në vazhdim.

Burimi: Sky Sport| Përshtati: JOQ Albania