JOQ Albania
Home

E kryer/ Njihuni me trajnerin e ri të Romës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit të Klaudio Ranierit i cili ishte përkohësisht te klubi i Romës, verdhekuqtë tashmë kanë gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit janë kanë besuar stolin një emri të ri dhe premtues si Paulo Fonesca.

46-vjeçari portugez, ka drejtuar gjigantët ukrainas të Shakhtar Donetsk në 3 vitet e fundit dhe tashmë bëhet gati për aventurën e re në Serinë A.

Duke qenë se ai ishte ende në kontratë, Roma arriti një marrëveshje me Shakhtarin për klauzolën e tij duke paguar 2 mln euro.

Sipas mediave italiane, Fonseca ka hequr dorë nga shpërblimet, por stafi i tij do t’i përfitojë.

Ardhja e tij në Itali është caktuar të hënën dhe të martën me shumë mundësi do të ketë një prezantim zyrtar.

Fonsca do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me një opsion për vitin e tretë, për 2 milionë euro plus bonuset në sezon.

Burimi: Calciomercato| Përshtati: JOQ Albania