JOQ Albania
Home

E shpjegon psikologia: Ja pse është mirë të ëndërroni sikur po vrisni shefin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/06/2019 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas psikologëve të University College London, më shumë se gjysma e punonjësve, një herë në kaq ëndërrojnë dhe imagjinojnë si do të ishte po të vrisinin ndonjë person që ata njohin.

Por këto ëndrra dhe imagjinata janë më të shpeshta, nëse ky person është shefi juaj në punë.

Edhe pse mund të mendoni se këto imagjinata ju dëmtojnë, e vërteta nuk është aspak kështu. Gjithmonë sipas psikologëve, shqyrtimi i detajeve që do të sjellin aktin vdekjeprurës, i bën të gjithë të ndërgjegjësohen mbi pasojat e tmerrshme që do të sjellë kjo gjë, ndaj nuk e kryejnë asnjëherë vrasjen.

E thënë ndryshe, ata që fantazojnë më shumë për të bërë një gjë të tillë, kanë më pak shance të shkojnë drejt kryerjes së aktit.

steve carrell in the office

Sipas doktoreshës Julia Shaw:

Shumë prej nesh nuk ëndërrojnën të vrasin ndonjë person. Fantazitë me vrasje janë një ushtim empatie. Ju i fantazoni gjërat, mendoni pasojat që ato do të kenë nëse realizohen, çfarë do të ndodhë nëse ju veproni në një mënyrë apo në një tjetër dhe merrni një vendim. Pra, edhe pse fantazoni të vrisni dikë, e dini se do të ketë pasoja të tmerrshme për të gjitha palët dhe si përfundim, nuk tentoni në jetën reale, të shkëputur nga fantazia, të kryeni aktin. E thënë ndryshe “nuk dua ta vras se nuk janë këto pasojat që pres apo që dua të marr”.

Doktoresha Shaw shton se nuk është mirë që t’i përshkruajmë vrasësit si të këqinj, pasi veprimet e tyre zakonisht janë si pasojë e humbjes së kontrollit apo gabimeve të çastit.

Duke folur ajo tregon se fantazimi apo imagjinata për të vrarë dikë është një hap pozitiv paralajmërues për njerëzit. Por sigurisht, edhe sipas saj, kur ky mendim është i shpeshtë dhe i tepërt, bëhet i dëmshëm.

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania