JOQ Albania
Home

Kështu u përcoll për në banesën e fundit një burrë që e “dashuronte” birrën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë, i cili ishte i dashuruar pas birrës, është varrosur në një arkivol që i ngjante kanoçes së tij të preferuar.

Gjatë funeralit, një limonadë u vendos gjithashtu sipër arkivolit, e cila thuhet se kishte shijen e preferuar të të ndjerit.

Familja e Perry Cardy pagoi 700 paund për arkivolin pasi ai u vra jashtë “pub-it” të tij në prill, në moshën 52 vjeçare.

Motra e zotit Cardy, Mandy Hunter, tha se funerali “u bë ashtu siç do të kishte dashur ai vetë.”

Hunter shton më tej:

Mendoj se ai do të kishte mbetur me gojë hapur dhe se do të mendonte se ishte diçka vërtet gazmore. Atij i pëlqente shumë birra Foster’s, ishte e preferuara e tij. Ishte ideja ime që ta dekoronim arkivolin në formën e kanoçes së birrës sepse ishte e preferuara e tij. Ai ishte një burrë i zellshëm që punonte nga e hëna në të premte në mënyrë që mund të shkonte në pub të premten mbrëma e të shtunën.”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania