JOQ Albania
Home

Çifti po flinte gjumë, ky është momenti kur polici u shpëton jetën nga gjarpri me zile
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/06/2019 21:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti i frikshëm kur një oficer policie u shpëton jetën dy personave që po flinin në tokë pa e ditur se pranë tyre ishte një zvarranik vdekjeprurës.

Videoja, e postuar në llogarinë zyrtare të policisë të premten, tregon çiftin duke fjetur ndërsa pranë tyre po kalonte një gjarpër me zile.

Oficeri, i identifikuar si Adam Sisk, e dalloi çiftin që po flinin në tokë dhe ndaloi menjëherë për t’i parlajmëruar për rrezikun që po u kanosej.

Sisk zbret nga makina, zgjon çiftin me kujdes dhe u thotë që të mos lëvizin pasi pranë kishin një gjarpër me zile.

Ata ngrinë në vend dhe në momentin që oficeri u kërkon që të afrohen me kujdes drejt tij, burri shihet duke vrapuar në panik ndërsa vajza mbetet pas pa lëvizur.

Duke folur për satin, një oficer tjetër policie, Ray Jeter, u shpreh:

Kjo është ajo që ne bëjnë çdo ditë, mundohemi t’i mbajmë t’i mbajmë të gjithë të sigurt dhe që të gjithë të shkojnë të sigurt në familjet e tyre."

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania