JOQ Albania
Home

“Çfarë do bëja nëse Ikardi nuk më do më si agjente?” Wanda habit me përgjigjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/06/2019 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wanda Nara prodhon gjithmonë lajm me deklaratat e saj të drejtpërdrejta.

Së fundmi, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Ikardit ka dhënë një një intervistë për gazetën prestigjoze, "L’equipe".

Ndër të tjera, ajo ka folur për temën më të nxehtë të aktualitetit në opinionin sportiv në Itali, që është pikërisht sulmuesi i Interit.

Wanda u shpreh:

Nëse një ditë ai do te më kërkoi të heq dorë nga të qenit një agjente, do ta bëja atë”.

Më pas Wanda tregon historinë e saj me Ikardin, që nga fillimi e deri në ditët e sotme duke rrëfyer detaje interesante.

Ajo rrëfen:

Unë isha 26 vjeçe kur u divorcova, ndodhesha në Siçili dhe dy fëmijët e mi ishin ende shumë të vegjël. Ne përfunduam së bashku pa e kuptuar këtë, megjithëse ai ishte gjashtë vjet më i ri se unë dhe dukej si një lidhje e pamundur. Ai menjëherë më tha se nuk donte të luante me mua, por dëshironte një marrëdhënie serioze. Ai shpesh më pyet për vendimet e tij dhe pastaj më thotë: ‘vazhdo bëje ti’. Si gruaja e Mauros, nuk kam ndonjë interes, për të fituar para në shpatullat e tij, ndryshe nga të tjerët. Është gjëja më e lehtë për të bërë, të gjitha aktivitetet e mia janë në përputhje me rolin e agjentes”.

Burimi: L’equipe| Përshtati: JOQ Albania