JOQ Albania
Home

108 vjeçarja nuk ndalet, i bie pianos me dorën e thyer
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/06/2019 7:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ajo është 108 vjeçe dhe nuk ka ndaluar kurrë së luajturi në piano prej kohës kur ka mësuar të bëjë muzikë në këtë instrument të ëmbël, e deri më tani.

Wanda Zarzycka është një ndër banoret më të vjetra të Polonisë, e cila vijon të rrëshkasë gishtat mbi tastierë, edhe pse ka kaluar shumë vështirësi, të cilat mund ta kishin privuar përjetë nga kjo kënaqësi.

Zarzycka theu dorën kur ishte 80 vjeç. Doktorët i thanë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.

E moshuara është një ish balerinë që u dashurua me muzikën si një vajzë e re që u rrit në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore.

Pianistja u diplomua në Konservatorin e Muzikës në Lviv, por kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore u detyrua të mos i binte më pianos.

Pianoja u ble në Krakow në 1944, 5 vite pasi familja Zarzycka u shpërngul aty pasi Lviv u pushtua nga ushtria sovjetike.

Instrumentin e dekoruar me dru ajo e trashegoi nga e ëma, e cila e kishte marrë si shuratë martese.

Pianoja mbetet pasuria më e vlefshme e Wanda në një apartament të vogël në Krakov, Polonia jugore.

Burimi: Euronews |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania