JOQ Albania
Home

Anuluan dasmën dhe flenë e lahen me të, ky është çifti që ka shpenzuar 40,000 dollarë për delen e sëmurë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/06/2019 12:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift kanë shtyrë martesën e tyre pasi shpenzuan mbi 40 mijë dollarë për t’u kujdesur për delen e tyre të përkëdhelur.

33-vjeçarja Kristin Harkness, dhe 35-vjeçari Jay Yonz, nga Karolina e Veriut e adoptuan delen me aftësi të kufizuar pas një udhëtimi që bënë rreth SHBA-ve.

Moko delja lindi me probleme dhe nuk ishte në gjendje të përdorte këmbët. Për këtë arsye ajo mbështetet në disa proteza.

Çifti e dinte që kujdesi për Mokon do të kushtonte shumë por ata ishin të vendosur që do ta shpëtonin nga vdekja e sigurt.

Edhe pse fati nuk e deshi kur erdhi në jetë, delja tashmë mbahet me gjithë të mirët. Ajo madje fle e lahet bashkë me pronarët e saj.

Deri më tani, Kristin dhe Jay kanë shpenzuar plot 40 mijë dollarë për t’u kujdesur për të.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania