JOQ Albania
Home

Jo vetëm përrallë, njihuni me historinë e vërtetë që fshihet pas Borëbardhës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09/06/2019 8:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e kemi dëgjuar të paktën një herë në jetën tonë përrallën klasike “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”.

Disa prej nesh mund të kenë menduar se Borëbardha ka qenë një vajzë turke, për shkak të realizimit të filmit të parë nga aktorë turq, por ja që realiteti nuk është kështu.

“Borëbardha dhe 7 xhuxhat” është frymëzuar nga historia tragjike e Margarete von Waldeck, një grua fisnike bavareze që ka jetuar në shekullin e XVI.

Njësoj si në përrallë, Margaretës i kishte vdekur mamaja dhe jetonte me njerkën, babain dhe vëllain.

Familja Von Waldeck kishte në pronësi një minierë në të cilën punonin fëmijë të varfër që për shkak të punës së rëndë kishin deformime fizike, deformime të cilat u kishin dhënë fëmijëve pamjen e burrave të vegjël xhuxhë.

Njerka nuk e donte aspak Margaretën bukuroshe dhe për ta larguar sa më shumë nga familja e dërgoi në Bruksel.

Gjatë kësaj kohe Margareta u njoh dhe u dashurua me princin Filip të Spanjës.

Mbreti i Spanjës e kundërshtoi lidhjen e djalit të tij me konteshën Margaret dhe urdhëroi vrasjen e saj.

Margaret u gjet e helmuar në Bruksel në moshën 21 vjeçare.

Burimi: IBTimes |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania