JOQ Albania
Home

E zbulon trajneri i Portugalisë: Ja edhe sa vite do luajë futboll Ronaldo
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/06/2019 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pavarësisht se ka mbushur 34-vjeç, dita kur Kristiano Ronaldo do varë këpucët në gozhdë duket ende e largët.

Ylli i Juventusit vazhdon me paraqitjet e jashtëzakonshme si në klub, ashtu edhe me kombëtaren.

Sonte në mbrëmje, Portugalia luan sot finalen e Ligës së Kombeve ndaj Holandës

Ylli i Juventusit shënoi 3 herë në ndeshjen me Zvicrën dhe duket në formë mjaft të mirë.

Gjatë konferencës së shtypit, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka lëshuar një deklaratë interesante sa i takon të ardhmes së Ronaldos.

Ai u shpreh:
Besoj se CR7 do të luajë edhe tre-katër vite të tjera futboll të nivelit të lartë, sepse ai është një person që ka objektiva konkretë dhe kjo e bën që të ketë një jetë të rregullt. Është gjithmonë në gjendje të mirë fizike, stërvitet maksimalisht dhe jeta jashtë fushës për të është shumë e rëndësishme. Nuk është normale që një futbollist të shënojë 50 gola në sezon, kur është 34 vjeç. Për këtë jam i bindur se ai do të luajë edhe disa vite të tjera futboll”.