JOQ Albania
Home

U rrëzua nga kati i katërt, 17-vjeçari mbijeton falë fqinjit hero
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/06/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent i ka mbijetuar një rënieje nga kati i katërt i një ndërtese falë ndërhyrjes së fqinjit të tij.

17-vjeçari raportohet të jetë një emigrant nga Meksika dhe mbijetoi falë një karrigeje kapmi që fqinji i tij i vuri poshtë për të zbutur rënien.

Në momentin e incidentit, Jose Pablo po mundohej t’ia mbathte nga prindërit që e kanë birësuar.

Pablo, e kaloi kufirin për në Shtetet e Bashkuara dhe u arrestua në Kaliforni.

Më pas u vendos nën kujdesin e Rosa Paula-s, një grua 53 vjeçare që jeton në seksion Kingsbridge Heights të Bronksit.

Sipas djalit të Rosas, Pablo është futur në Shtetet e Bashkuara pa prindërit e tij, të cilët jetojnë në Meksikë.

Në momentin që u rrëzua ai i ishte varur në dritaren e tualetit me shpresën se do mund t’ia mbathte.

Raportohet se Jose ka qëndruar për 4 minuta varur pas dritares ndërsa fqinji dëgjoi thërritjet e tij për ndihmë dhe i erdhi në ndihmë me karrigen.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania