JOQ Albania
Home

Anulimi i zgjedhjeve, reagon Brukseli: Urgjentisht dialog mes partive, shqiptarët duhet të votojnë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/06/2019 23:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas anulimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i Brukselit.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së,  ka reaguar mbrëmjen e sotme.

Kocijancic, në emër të BE u ka bërë thirrje Presidentit por dhe krerëve të institucioneve shqiptare që të respektojnë Kushtetutën duke u dhënë kështu mundësinë qytetarëve të votojnë në 30 qershor.

Kocijancic u kërkonë kështu palëve politike të ulen në një dialog urgjentisht për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të krijuar stabilitet politik.

Përfaqësuesja e Brukselit thekson se djegia e mandateve nga opozita ishte e qëllimshme, ndërkohë që sipas saj parlamenti tashmë me opozitën e re është totalisht funksional.

Deklarata e Kocijancic:

Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike. Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.