JOQ Albania
Home

Berisha zbulon detajin që bashkon Ramën, Thaçin, Vuçiçin dhe Batonin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej më shumë se një viti të gjithë jemi njohur me përplasjen e ish- kryeministrit Sali Berisha me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiu.

Akuzat e ashpra mes tyre nuk kanë munguar në çdo studio televizive apo rrjetet sociale.

Së fundmi Berisha ka postuar në rrjetet e tij sociale një foto, që sipas tij, tregon lidhjet e fshehta mes tre këtyre personazheve.

Në foton e publikuar nga Berisha duket presidenti serb Aleksandër Vuçiç, homologu i tij në Prishtinë, Hashim Thaçi, kryeministri Rama dhe gazetari Baton Haxhiu.

Sipas Berishës ata tashmë i bashkon edhe lloji i atleteve që veshin.

Postimi i Berishës:

Një fotomontazh që flet sa të gjitha takimet e tyre të fshehta! Argatët jo vetëm kokën por edhe këmbët, një me padronin e tyre!”