JOQ Albania
Home

Deklarata e fortë e Nikollë Lesit: Do dalin përgjime të reja, janë skandaloze
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 0:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Nikollë Lesi ka paralajmëruar publikimin e një dosjeje të re me materiale për qeverinë Rama.

I ftuar në “Open”, Lesi tha se dosja ishte aq skandaloze saqë do të donte që të ishte e montuar.

Nikollë Lesi:

Pritet një tjetër dosja që do të dalë. Është dosje e re dhe skandaloze. Aq sa nuk e besoja dot të ishte e vërtetë. Do ta publikojmë bashkë Carlo”?

Carlo Bollino:

Po patjetër, jam gjithmonë gati”!

Nikollë Lesi:

Vetëm se po doli nuk rrimë dot në Shqipëri. Na gjej strehim në Itali”.

Ndërkohë më herët Lesi deklaroi se situate është aq e rëndë sa Presidenti Meta mund të nxjerrë ushtrinë në rrugë.

Lesi tha se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe ka gjasa të dalë ushtria në rrugë, pasi Presidenti është komandant i përgjithshëm i ushtrisë.

Sipas Lesit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një restorant të Tiranës, disa këshilltarë të tij për të zbutur qëndrimin kundër presidentit Ilir Meta.

Deklarata e Lesit:

Edi Rama ka mbledhur stafin e tij në një restorant dhe po diskuton. Ata do jenë duke e këshilluar dhe qetësuar. Shpresoj që të jetë më i qetë ditën e nesërme dhe t’i thërrasë arsyes e të ulet në bisedime për të kërkuar një marrëveshje të madhe. Të ndryshojë sistemin zgjedhor, të përcaktohet Presidenti nga populli, të vendosë një ligj që një parti që djeg mandatet të shkrihet si parti politike”.