JOQ Albania
Home

Artan Fuga: Ja pse Presidenti nuk ka shkelur kushtetutën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 7:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të çdekretuar datën e zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të shumta nga të gjitha palët politike.

Pa reaguar nuk kanë ngelur edhe analistë, të majtë e të djathtë, të cilët mbrojnë interesat e partive që përfaqësojnë.

Akademiku Artan Fuga, i pyetur nga “Panorama” në lidhje me situatën e krijuar në vend, shprehet se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, edhe sikur dekreti për çdekretimin e datës së zgjedhjeve të jetë jo kushtetues, është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos.

 

Fuga thotë:

Presidenti nuk ka shkelur aspak Kushtetutën. Edhe sikur akti i çdekretimit të jetë jo kushtetues, ai nuk shkel Kushtetutën. Edhe sikur të supozohet se ai e ka pasur gabim.
Sepse presidenti nuk thotë që po ta hedh poshtë Gjykata Kushtetuese, ai do ta konsideronte përsëri të mirëqenë aktin e vet. Se po të jetë kështu, edhe kryeministri ka shkelur Kushtetutën sa herë Gjykata Kushtetuese ia ka hedhur poshtë ndonjë projektligj. Pra, Presidenti edhe po gaboi në ndonjë dekret, ai është kurdoherë brenda frymës se kushtetutës"