JOQ Albania
Home

Serbit Daçiç i ikën truri, ambasadorja e Kosovës ia luan keq në OKB
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 8:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen ka ndodhur mes ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pas përfundimit të mbledhjes për Kosovën në OKB.

Daçiç i është afruar ambasadores së Kosovës, e cila ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Referuar fjalës së saj në mbledhje, i thotë se kolonizatorët janë ata me të cilët Çitaku ishte duke biseduar.

Videoja është publikuar nga VOA.

Më herët, Vlora Çitaku tha:

Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje për shkëputje. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”.

Nga ana tjetër, tepër i acaruar dhe me zhurmë, teksa i afrohet ambasadores shqiptare, Daçiç thotë:

Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”.