JOQ Albania
Home

Të bardhë përmes call centerit në Britani, kush janë shqiptarët që bënin mbi 60 mijë £ në javë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 8:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siç duket, Londra po shndërrohet falë shqiptarëve, në kryeqytetin europian të kokainës.

Një rast i pazakontë është zbuluar sëfundmi nga prokurorët në Britaninë e Madhe, ku një rrjet shqiptarësh bashkëpunonin për të shitur drogë përmes telefonit, si të ishin duke shitur pica.

Sipas prokurorit Simon Taylor, organizata operonte si një call center. Ata e mbanin telefonin të pastër nga përgjimet, pasi e përdornin vetëm për të marrë dhe për të konfirmuar porositë.

Ai shton se gjithmonë bëhet fjalë për nisje me gjysmë grami, që gjithmonë kushton 40 paund dhe që gjithmonë shitësit janë shqiptarët.

Sipas mediave britanike, në telefonat e kapur janë zbuluar imazhe të jetës luksoze të anëtarëve të bandës.

Njëri prej tyre është filmuar teksa i hedh para një këngëtareje, në një klub nate, një tjetër duket teksa kthen në Shqipëri një Range rover Sport, ndërsa një tjetër i vë vjehrrës dhëmbë floriri.

Vetëm gjatë një jave, vitin e shkuar, në muajin korrik, numri i call center i bandës ka bërë mbi 1500 porosi, çka do të thotë, të paktën 60 mijë paund të ardhura.

Në një rast kur linja u prish, një përdorues shkruante:

Unë shpenzoj 400 paund në javë me ju. Të paktën më thoni për sa kohë vonohet porosia.”

Dedektivët arritën të gjurmonin linjën telefonike të shpërndarjes së drogës në Deprford, në Jug-Lindje të Londrës, ku jetonte 20-vjeçari Rigels Hadashaj, anëtar i bandës.

Hetuesit e ndoqën për disa javë aktivitetin e bandës, duke blerë drogë tek ata. Njëri nga anëtarët e bandës, Ervis Dervishi, u kap teksa po i jepte mallin dy oficerëve të maskuar si blerës droge.

Ai u tha policëve të maskuar të mbanin qetësi teksa do të telefononte shefin, pasi nuk i lejohej që të fuste njerëz në makinë.

Një tjetër anëtar i bandës kishte me vete 8 mijë paund kesh dhe 2 mijë paund kokainë, në momentin e arrestimit.

Hetuesi Taylor thotë se personi që i hidhte para këngëtares në klubin e natës ishte Ervis Dervishi, të cilit i pëlqente jeta luksoze, ndërsa Nelson Aliaj po i bënte dhëmbët vjehrrës.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës rrinin në Britani, në mënyrë ilegale.

Nelson Aliaj dhe Fatos Metalia kanë thënë se ishin detyruar të bëheshin pjesë e bandës, pasi i kishin kërcënuar me familjet e tyre.

Burimi: TheSun |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania