JOQ Albania
Home

Hidhet në qarkullim monedha e re 10-lekëshe, ky është ndryshimi që do të pësojë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/06/2019 9:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Monedha e re metalike 10 lekëshe është bërë gati dhe do të hidhet në treg më 25 qershor 2019.

BSH ka njoftuar miratimin e kësaj monedhe me kurs ligjor, emetim i vitit 2018, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.

Monedha e re ka të njëjtën pamje, peshë dhe përbërje me atë të vitit 2013.

Ndryshimet që pëson është viti i emetimit i shtypur në pjesën e pasme të trupit të monedhës metalike dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË” dhe “SHQIPËRISË”.