JOQ Albania
Home

U kap me të bardhë në hundë, justifikimi para policëve do t’ju shkrijë së qeshuri
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 9:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri, i cili u kap me kokainë të vendosur në vrimat e hundës, është munduar të bindë policët se droga nuk është e tija.

20 vjeçari Fabricio Jimenes u mor në pyetje nga policia, pasi u ndalua teksa po udhëtonte bashkë me një shokun e tij në Florida. Ata kishin kaluar semaforin me dritë të kuqe.

Sipas një postimi të bërë nga policia, në hundën e Jimenez u vu re menjëherë një pluhur i bardhë, të cilën më pas autoritete e identifikuan si kokainë.

Pasi testuan pluhurin e bardhë që u gjet në hundën e 20-vjeçarit dhe dolën në përfundimin se ishte kokainë, policët kontrolluan makinën, ku u gjetën 250 gramë marijuanë dhe 13 pilula Xanax.

Jimenez u arrestua menjëherë, edhe pse tentonte të thoshte vazhdimisht se kokaina nuk ishte e tija.

Ai nuk nxirrte asnjë emër tjetër të mundshëm për pronësinë e miellit të bardhë.

Burimi: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania