JOQ Albania
Home

I vuri tritol babait në derë të shtëpisë, zbulohet konflikti në familjen Osmënaj
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11/06/2019 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ervis Osmënaj është 35-vjeçari nga qyeti i Vlorës, i cili është arrestuar ditën e djeshme.

Më 30 mars të këtij viti dyshohet se Ervisi ka vënë një sasi të vogël tritoli pranë banesës së të atit, Frederik Osmënaj.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se veprimi i të riut Osmënaj ka ardhur si pasojë e sherreve të shumta me babanë dhe familjarët e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së 30 marsit, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së Frederikut, e si pasojë, janë thyer xhamat e dritareve.

Lënda plasëse është vënë në afërsi të lavazhit në pronësi të 61-vjeçarit.

Problemet dhe konfliktet babë e bir kanë ardhur pas kërkesave të shumta të Ervisit që i ati t’i jepte shuma të konsiderueshme parash, duke qenë se ishte vetë pa punë.

35-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme në zonën e lungomares në qytetin bregdetar.