JOQ Albania
Home

‘’Për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë’’/ Qytetari thotë se motra e Ballës ndihmoi Safet Gjicin të blinte vota
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari. Në këtë mesazh, ai shkruan se Safet Gjici ka blerë vota.

Ndër të tjera qytetari në mesazhin e tij shkruan se ai është një qytetar që ka votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015.

Po ashtu në mesazhin e tij, ai shkruan edhe se gjatë zgjedhjeve të vitit 2015 janë bllokuar kartat e identiteti të votuesve të djathtë.

Qytetari shkruan se janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë.

Krahas këtij mesazhi qytetari ka nisur edhe një video për të cilën thotë se ajo vërteton fjalët e tij.

Në mesazhin e tij ai përmend edhe motrën e  Taulant Ballës. Ai thotë se ka qenë  lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën.

Postimi i plotë:

Dëgjoni bisedën publike për blerje votash të Safet Gjicit, i cili thotë se këtë vit nuk do të blejmë më! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital se si mafiozi Gjici bleu mijëra e mijëra vota në Kamëz!” Përshëndetje zoti Berisha! Jam një qytetar, që kam votuar për Safet Gjicin dhe kam marrë pjesë në grupin e tij zgjedhor në 2015. Para disa kohësh ke nxjerrë një video për blerjen e votave në Kamëz për zgjedhjet lokale 2015!Është ajo historia e bllokimit të kartave të identitetit të votuesve të djathtë. Janë bllokuar mbi 5 mijë karta identiteti dhe për çdo kartë janë paguar 50 mijë lekë.  Ka qënë lidhje direkte me zyrën e Ministrisë së Brendshme për verifikimin e kartave me ndihmën e motrës së Taulant Ballës dhe direkt Taulant Ballën. Nëqoftëse bëhen disa verifikime shumë të vogla, do të vërtetohej shumë thjesht. Safet Gjici sot është kandidat për bashkinë Kukës. Vëllai i Safetit, Ladi, ka qënë drejtuesi kryesor dhe ideja e atij që të blejë kartat e votuesve të djathtë, që njihen në zonën e Kamzës. Të lutem verifikoi këto zoti Berisha Respekte!’