JOQ Albania
Home

Ramos tregon ç’do të thotë të jesh kapiten, gjesti i tij bën xhiron e internetit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 12:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Spanja fitoi mbrëmjen e djeshme me shifrat 3-0 ndaj Suedisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit "Euro 2020"

Tashmë iberikët udhëheqin me pikë të plota grupin F pas katër ndeshjesh.

Goli i parë u shënua nga Sergioo Ramos, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhe.

Dyfishimi i rezultatit erdhi përsëri nga pika e bardhë, por këtë herë Serxho Ramos ia dhuroi topin Alvaro Moratës.

Pikërisht ky gjest ka bërë xhiron e Botës, me Ramos që tregohet një kapiten i vërtetë.

Siç duket dhe nga pamjet edhe vetë Morata shtanget nga gjesti i kapitenit. Historia u mbyll me fund të lumtur me Moratën që u tregua i saktë dhe shpërbleu besimin e kapitenit.