JOQ Albania
Home

Dyshonte se kishte flirtuar me një fotograf/ I dashuri dhunon modelen
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/06/2019 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja serbe Tanja Dukiç është dhunuar brutalisht nga i dashuri i saj turk në banesën e tyre në Stamboll.

Cagri Tortop, i cili është një producent shumë i njohur në Turqi e ka rrahur pa mëshirë modelen sepse dyshonte se ajo e tradhtonte.

Kanë qenë mediat serbe, ato që e kanë raportuar se Tortop e ka rrahur të dashurën e tij sepse kishte dyshime të forta se ajo kishte flirtuar me fotograf gjatë një sesioni të realizuar së fundmi.

Kurse modeja ka thënë se pasi ka ardhur policia, Tortop u ka thënë atyre se modelja serbe e kishte lënduar vetë veten.

Fotot e modeles tregojnë se i dashuri i saj e ka goditur keq madje edhe në fytyrë.

Por, ajo ka fraktura dhe lëndime të shumta dhe në trup.