JOQ Albania
Home

Rama e quajti “Mamicë”, Spiropali nuk i përballon dot emocionet dhe bëhet lëmsh me fjalët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministra e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, njihet si një nga mbrojtëset më të flakta të kryeministrit Edi Rama.

Sa herë që Rama ndodhet në vështirësi, Spiropali mundohet gjithmonë ta justifikojë. Jo vetëm kjo, por Spiropali e ka quajtur edhe "Skënderbe" Ramën, duke e krahasuar me figurën më të lavdishme të kombit shqiptar.

Kësaj radhe ka qenë radha e Ramës që t’i kthejë "nderin" Spiropalit. Në një video të regjistruar në muajin prill gjatë një takimi me studentët, Rama pasi mbaroi fjalën, ia kaloi ministres fjalën, duke e quajtur edhe "Mamicë".

Gjithë ky nderim nga "Skëndërbeu", ka qenë i papërballueshëm për "Mamicën", e cila filloi të skuqej, ndërsa nuk u mor vesh mirë se çfarë dëshironte të thoshte, duke u bërë lëmsh me fjalët e saj. Ndër të tjera ajo u tha studentëve, se mesa duket kanë parashikuar edhe të ardhmen.

Spiropali tha:

Faleminderit të gjithëve. Meqë e nisëm me atë thënien që ekonomistët që janë ata që e kuptojnë nesër se ato që parashikuan dje pse nuk u bënë sot. Ju në fakt e keni kuptuar ça është bërë dje, e dini ça po ndodh sot dhe mesa duket keni parashikuar edhe të ardhmen.