JOQ Albania
Home

Vetëm komentatore femra, televizoni i njohur akuzohet për seksizëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 17:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrjeti i madh i televizioneve ndërkombëtare, BBC është akuzuar së fundmi për seksizëm.

Kjo akuzë vjen pasi në studio për analizën e ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë në Botërorin e femrave në Francë ishin katër femra.

Bashkëshortja e sulmuesit anglez, Xhimi Vardi ka ironizuar në Twitter duke shkruar: “Çfarë ka ndodhur me barazinë?”

Sipas “The Sun”, ka edhe nga ata që janë ankuar për mungesën e gazetarëve apo komentatorëve meshkuj.

Pavarësisht akuzave, vajzat e ftuara në studio nuk janë femra të rastësishme.

Në krah të gazetares Gebi Logan ishin tre ish-futbolliste, anglezja Aleks Skot, skocezja Gema Fai dhe amerikania Hop Solo.

Burimi: The Sun| Përshtati: JOQ Albania