JOQ Albania
Home

Klubi njohur europian dëshiron të transferojë djalin e Cristiano Ronaldos
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 17:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Djali i vogël i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Junior duket se po ecën në hapat e të atit dhe ka shumë premisa që të bëhet futbollist i madh.

Ashtu si babai i tij, edhe djaloshi 8-vjeçar duket se formimin si futbollist do ta marrë te Sportingu i Lisbonës, i cili është një prej klubeve më të mira në Portugali.

Në vitin 2002, Sportingu zbuloi Cristiano Ronaldon si lojtar dhe pjesa tjetër është histori.

Mirëpo, tashmë, portugezët janë hedhur përsëri në aksion dhe tashmë dëshirojnë të marrin tek akademia e tyre djalin e CR7, Cristiano Ronaldo Junior.

Ky i fundit për momentin aktivizohet tek Juventusi me skuadrën e moshave U-9, por nuk përjashtohet mundësia e kalimit te akademia e Sportingut të Lisbonës.

Burimi: Sport Mediaset| Përshtati: JOQ Albania