JOQ Albania
Home

“U larguam me shumë pyetje”/ Rama në hall, u shtrin dorën ambasadorëve për zgjidhjen e krizës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/06/2019 18:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria ndodhet një një krizë të thellë politike. I shtyrë nga protestat e vazhdueshme të opozitës, presidenti Meta vendosi që të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Ky veprim nuk i pëlqeu aspak socialistëve, të cilët iu drejtuan kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, me një kërkesë për zhvillimin e debatit për shkarkimin e Metës.

Mesa duket ky vendim ndezi sërish gjakrat mes presidencës dhe kryeministrisë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndihmë diplomatëve të huaj për kapërcimin e kësaj krize.

Sipas gazetës greke "TA NEA", Rama i ka shpjeguar sot ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së dhe SHBAS-së në zyrën e tij, se përse këmbëngul që të shkojë në zgjedhje.

Ai u tha ambasadorëve se shtyrja e zgjedhjeve do të rrezikonte stabilitetin e vendit. Ndër të tjera Rama kërkoi nga ambasadorët, që të mos pranojnë kërkesat e opozitës dhe të kërkojnë ndihmën e tyre për të ulur tensionin.

Një nga anëtarët e delegacionit pas takimit u shpreh për agjencinë greke APE-MPA:

Ne u larguam me shumë pyetje, Kryeministri duket se i drejtohet të gjithë çështjes së krizës në vend ligjërisht dhe jo në dimensionin e saj politik, siç po zhvillohet në të vërtetë.

Më tej në artikull thuhet se kryeministri Rama nisi nga parlamenti procedurat për shkarkimin e Metës.

Burimi: TANEA