JOQ Albania
Home

Pas pak luhet Shqipëri-Moldavi/ Edi Reja bën katër ndryshime, ja formacioni zyrtar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/06/2019 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria do të luajë pas pak minutash në "Elbasan Arena" përballë Moldavisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Në këtë sfidë e cila konsiderohet edhe e lehtë në letër, kërkohet me patjetër fitorja.

Në ndryshim nga ndeshja e pak ditëve më parë me Islandën, Reja ka kryer katër ndryshime në formacion.

Mavraj në vendin e Dermakut, ndërkohë që krahët e modulit 3-5-2 nuk ndryshojnë, me Lenjanin dhe Hysajn.

Ndërkohë, Basha i ka lënë vendin Kaçes, ndërsa Xhaka Ramadanit.

Ndryshime edhe në sulm, ku Uzuni dhe Sadiku, janë titullarë, teksa në Islandë ishin Cikalleshi dhe Balaj. Ja formacionet zyrtare:

20:45 | Shqipëri-Moldavi

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.