JOQ Albania
Home

E kishte bërë për të dashurin, gruaja ia çon gabimisht foton e të pasmeve kompanisë së tapeteve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 19:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’i dërgoni personit të gabuar foto tuajat intime?

Danielle Cain e ka provuar këtë provojë të pakëndshme dhe thotë se ndihet shumë e turpëruar. Cain kishet qenë duke bërë solar së fundmi dhe kishte përfunduar duke u djegur më shumë seç duhej.

Kështu, ajo u kishte bërë foto edhe të pasmeve dhe ia kishte dërguar një djali me të cilin flet.

Por, pak më vonë ajo foli në Messenger me një kompani tapetash. Ata i kërkuan që t’i dërgonte disa foto nga shtëpia dhe bashkë me fotot, pa dashje ajo dërgoi edhe foton e të pasmeve të saj.

Por, për fatin e saj të mirë, personi me të cilin ajo ishte duke folur kishte qenë vajzë dhe ajo e siguroi që foton nuk do e shihnin djemtë e stafit.

Duke treguar rastin, Danielle thotë:

Kam bërë solarë kohëve të fundit dhe kam djegur të pasmet. Flas me një çun kohëve të fundit dhe po i tregoja se çfarë më kishte ndodhur. I habitur ai më kërkoi një foto dhe unë ia dërgova. Prandaj ishte fotoja e të pasmeve në celularin tim.”

Ndërkohë që po dërgonte fotot e shtëpisë, 31-vjeçarja klikoi pa dashje edhe foton e gabuar.

Ajo vazhdon më tej:

Kur e pashë thashë, ‘Oh Zot’ nuk doja që ta dërgoja. Kam djegur të pasmet në solar’..”

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania