JOQ Albania
Home

Ky është vendi që sapo miratoi projekt-ligjin që ndëshkon pedofilët aty ku u dhemb më shumë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Guvernatorja e Alabama-s, Kay Ivey, ka nënshkruar legjislacionin që parashikon që pedofilët të ndëshkohen me kastrim kimik para se të marrin lirimin me kusht.

Zyra e shtypit e Ivey tha se ajo nënshkroi projekt-ligjin të hënën, dhe se do të zbatohet për abuzuesit të dënuar për krime që përfshijnë fëmijë më të vegjël se 13 vjeç.

Projekt-ligji do të hyjnë në fuqi më vonë këtë vit.

Kastrimi kimik ndodh kur personave ju injektohet një përbërje për të reduktuar epshin dhe aktivitetin seksual, pa hequr asnjë nga organet seksuale.

Edhe pse pasojat e kastrimit kimik thuhet të jenë jo permanente, gjithsesi thuhet që ky injeksion shkakton dëme të përheshme si humbja e dendësisë së kockave.

Pavarësisht nga kritikat e marra nga libertarianët civilë, të cilët thonë se ligji është një shkelje e të drejtës së amerikanëve për t’u mbrojtur nga "dënimet mizore dhe të pazakonshme," republikani Steve Hurst pohon se dënimi është ende i përshtatshëm për krime të tilla.

Ai u shpreh:

Kur e prezantova projekt-ligjin disa njerëz më kanë pyetur nëse nuk mendoja që kjo është çnjerëzore? I kam pyetur ata se ç’është më çnjerëzore se kur merr një fëmijë të vogël dhe e ngacmon seksualisht kur fëmija nuk mund të mbrojë veten ose të largohet dhe atyre u duhet të kalojnë nëpër të gjitha gjërat që duhet të kalojnë. Nëse doni të flisni për gjëra çnjerëzore – kjo është çnjerëzore.”

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania