JOQ Albania
Home

Godet sërish Juncker/ Shkon i dehur në konferencë, puth në faqe Ramën dhe humbet ekuilibrin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka qenë sërish i dehur në konferencën e përbashkët me Ramën në Bruksel.

Ajo që i befasoi të gjithë ishte puthja në faqe që Juncker i dha kryeministrit Edi Rama pas përfundimit të konferencës.

Ndërsa Rama, pasi pa vështirësinë me të cilën po ndeshej Juncker, i futi krahun për ta mbajtur. Juncker në një moment është mbajtur në foltore, pasi këmbët nuk i premtonin.

Jean-Claude Juncker, njihet si pijedashës, por edhe për gafat e tij në takime të rëndësishme të nivelit të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, madje ai shpesh herë është bërë trend në rrjetet sociale për këtë gjë.

Vetëm pak kohë më parë ai shkoi i dehur në samitin e BE.