JOQ Albania
Home

Kush gjuan më fort në të pasme, hapet kampionati i ri në Rusi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/06/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gratë në Rusi po garojnë se kush gjuan me shuplakë më shumë në të pasme. Kjo garë e re vjen pas suksesit që pati një kompeticion i ngjashëm për meshkujt.

Në mars ai që quhej ‘Male Slapping Championships’ që mbahej në Siberi u bë viral në të gjithë botën pasi shuplakat në fytyrë tërhoqën vëmendjen e disa figurave të njohura.

Varianti i ri femëror, quhet Kampionati i Gjuajtjes të së Pasmeve, dhe vajzat që marrin pjesë i gjuajnë njëra tjetrës me shuplakë në fund-shpinë.

Videot e postuara në rrjet janë filmuar në Yashankin Cup, Siberi.

Ato tentojnë të qëllojnë njëra-tjetrën në të pasme sa më shumë në mënyrë që ta detyrojnë konkurrentin që të zhvendoset një hap para.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania