JOQ Albania
Home

Meta konfirmon takimin sekret me Ramën, ja çfarë i tha kryeministri për zgjedhjet dhe largimin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer takimin sekret që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Pasi doli në një konferencë për shtyp, ku edhe shpjegoi arsyet se përse kishte vendosur anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Meta tregoi edhe detaje nga takimi me Ramën.

Deklarata e Metës:

Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të prej asaj dite. Kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar. Megjithatë ka kohë të reflektojë!”

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 24 majit në takimin “sekret”?

Mbrëmjen e 24 majit 2019, ora 22:00, presidenti Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Meta propozoi dorëheqjen e tij dhe të Ramës për zgjidhjen e krizës politike.

Mirëpo propozimi u mohua kategorikisht nga Rama, i cili i ka bërë të ditur kryetarit të shtetit, se ai vetë nuk largohet nga mandati i dytë.

Deklarata e Ramës:

Unë nuk largohem para vitit 2021”.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa orë, ku presidenti mësohet se e ka vënë në dijeni kryeministrin për hapin e radhës që do të ishte anulimi i zgjedhjeve, ashtu siç edhe e konfirmoi sot presidenti Meta.