JOQ Albania
Home

Rama apo Meta? Xhaçka tregon kush e komandon ushtrinë nëse do të ketë përplasjeje
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11/06/2019 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën politike në vend.

E ftuar në ABC News, Xhaçka ka komentuar vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Sipas Xhackës, Presidenti i Republikës ka bërë shkelje të kushtetutës dhe se zhvillimet politike nga ana e opozitës nuk janë modelet më të mira për demokracinë dhe integrimin e vendit.

Deklarata e Xhaçkës:

Nuk janë modelet më të mira për demokracinë. Presidenti është zhveshur nga ajo vlerë që ja vesh kushtetuta sepse presidenti ka marrë një anë. Është antikushtetuese cenimi i të drejtës së votës. Në demokraci debatohet dhe teorikisht parlamenti është beteja e ideve, ne si mazhorancë do shtrojmë të gjithë argumentet tona pse ky vendim i presidentit është antikushtetues. Ky veprim i presidentit duhet të ketë një kundërpërgjigje. Kushtetua nuk thotë askund se presidenti mund të ç’dekretojë dekretet. Akti i presidentit është krejtësisht nul”.

Gazetarja Mirela Milori e ka pyetur ministren Xhaçka se nëse do të krijohej një situatë si ajo e 97 si do të vepronin Xhaçka tha se asnjë situatë e tillë nuk do të ndodhte, por dhe nëse do të kishte tentativa për krijimin e këtyre situatave, organizatorët do të ndëshkoheshin.

Xhaçka u shpreh:

Gjithë aktorët që kërkojnë ta risjellin situatën e 97 do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Kushtetuta e ndan qartë,  presidenti drejton ushtrinë në kohë lufte ndërsa në kohë paqe është kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Gjithsesi nuk do të ketë situata të tilla”.