JOQ Albania
Home

I nxehti afrikan përfshin Shqipërinë, temperaturat në rritje drastike
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 8:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Temperaturat kanë pësuar një ndryshim drastik javën e fundit, kur nga rrebeshi doli papritmas dielli dhe koha u ngroh.

Shkak i këtyre temperaturave të larta janë influencat e masave ajrore të nxehta me origjinë nga kontinenti Afrikan në gadishullin e Ballkanit.

Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të vranësirave të pakta në juglindje të vendit.

Sipas IGJEUM, ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje gjatë pasditeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 33 °C

në vendet malore: 13 / 29 °C

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.