JOQ Albania
Home

Nuk i pëlqeu destinacioni i shkurtër i pasagjeres, taksisti shtiret sikur po pëson atak në zemër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/06/2019 10:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shofer taksie është shtirur sikur po pësonte një atak në zemër për të shmangur një pagesë të ulët nga pasagjerja e tij.

Në videon e shkurtër po postuar në mediat sociale shoferi duket sikur është sëmurur pikërisht para se të nisjen me pasagjeren e tij jashtë aeroportit të Sydney-t.

Në pamjet e publikuara ai shihet duke mbajtur kraharorin dhe duke bërë sikur po rrëzohej në tokë ndërsa i thoshte vajzës që nuk mund ta çonte dot në Annandale.

Sipas vajzës që ka filmuar videon, shoferi, emri i të cilit nuk dihet, ishte ankuar se kishte dy orë që priste në aeroport. Dhe, ajo që e shqetësonte më shumë ishte pagesa që do merrte për një destinacion të shkurtër.

Gjatë videos ai dëgjohet të thotë:

Nuk mund t’i jap makinës zonjë. Nuk mundem. Nuk jam në gjendje të mirë."

E habitur nga shfaqja që kishte përballë, gruaja dëgjohet të thotë:

Ti ke për të marrë një çmim brilant Oscar për këtë që po bën.”

Pasagjerja e shqetësuar i dërgoi pamjet e filmuara tek programi i lajmeve ‘A Current Affair’ ndërsa taksisti është pushuar nga puna.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania