JOQ Albania
Home

Vendi në krizë të thellë politike/ Meta bën bashkë Ramën, Lulin dhe Monën?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/06/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë qenë pranë njëri-tjetrit ditën e sotme në Kosovë për të pritur ish-Presidentin e SHBA Bill Klinton, i cili vizitoi vendin fqinj në kuadër të 20-vjetorit të Çlirimit.

Sipas burimeve nga Presidenca për Report TV, Meta do të zhvillojë një takim ditën e nesërme me kreun e PD Lulzim Bashën, kryetaren e LSI Monika Kryemadhin dhe Kryeministrin Rama.

Në këtë takim supozohet se do të vendoset edhe caktimi i datës së zgjedhjeve pas rënies dakord të Presidentit me të gjitha palët politike të vendit.

Meta anuloi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale duke argumentuar se zgjedhjet duhet të ishin të lira, demokratike dhe jo një-partiake.

Pas këtij vendimi, PS vijoi me nismën për shkarkimin e tij në Parlament.