JOQ Albania
Home

28 vjetori i PS-së/ Gazetari lëshon gojën dhe degjeneron keq socialistët
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/06/2019 17:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetari Agim Xhafka është shprehur se sot bëhen 28 vite nga ndërrimi i emri PPSH në PSSH.

Në një postim në rrjetet sociale gazetari ka shkruar se sot feston socialistja që çoi uri në çdo familje, që u vodhi fëmijëve edhe qumështin.

Ndër të tjera në postimin e tij ai shkruan se festa e tyre ngjason me një orgji kanibalësh që kërcejnë dhe nuk pushojnë derisa të tresin kockat e viktimave.

Por, ai nuk lë pa përmendur në postimin e tij se sot do të argëtohen edhe dështakët afër shekullorë.

Po ashtu ai në postimin e tij thotë edhe se duhet të krijohet një muze gjigant për këtë errësirë që është krijuar në mënyrë që t’u shërbej brezave.

Postimi i plotë:

Feston sot socialistja që çoi në uri çdo familje,që shpiku tallonin,që fëmijëve u hoqi qumështin,që gjysmën e popullit nuk e quante popull,që çikoren e shiti për kafe,që televizionit i vuri shirita dhe që kufirin e mbrojti me topa. Argëtohen dështakët afër shekullorë. Festa e tyre ngjet si orgjia e kanibalëve që kércejnë e nuk pushojnë deri sa të tretin edhe kockat e viktimave. Sot monstra feston ngadhnjimin mbi të mirën,gëzon triumfin e së keqes më të keqe që ka parë njerëzimi e rruzulli. Krijoni një muze gjigand pér këtë egërsirë se do u shërbejë brezave. Do u duhet që ta mësojnë mënxyrën, por edhe të mbrohen nga murtaja. Sot te liqeni qelbi do bëka festë…’’