JOQ Albania
Home

E akuzoi se i vodhi vendin e parkimit në lavazh, drejtuesi i BMW-së “ia vesh turinjve” shqiptarit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/06/2019 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është goditur me grusht në fytyrë, në një lavazh në rrugën Amoretti në Milano.

Agresori akuzonte shqiptarin se i kishte vjedhur vendin e parkimit.

Gjithashtu drejtuesi i BMW-së, e kërcënoi shqiptarin me një shapkë në dorë.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Shqiptari sapo parkoi furgonin e tij, u përball me ofendimet dhe kërcënimet e drejtuesit të BMW-së.

Foto ilustruese

Shqiptari 24-vjeçar ka kërkuar falje dhe filloi të spostonte furgonin, por në këtë moment është goditur me grusht.

Më pas të pranishmit kanë rrethuar agresorin, i cili kishte hequr shpakën dhe po përpiqej të godiste shqiptarin.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe fatmirësisht nuk ka probleme serioze. Ndërkohë nga agresori nuk ka asnjë gjurmë, por policia e njeh si fytyrë, ndërsa di edhe numrin e targës së BMW-së.

Burimi: Ilgiorno|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania