JOQ Albania
Home

Kishte zgjedhur të jetonte në Shqipëri, pacienti rrëqeth me fjalët pasi u bë operacion/ Ky është mesazhi që ka për Ramën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/06/2019 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh se shërbimi në sistemin shëndetësor shqiptar është përmirësuar ndjeshëm.

Para se të merrte mandatin e parë ai premtoi se shëndetësia në Shqipëri do të ishte falas. Po ashtu Rama shprehet se kjo gjë është bërë.

Ndërsa nga ana tjetër në redaksinë e JOQ Albania ka shkruar një qytetar, i cili tregon një realitet krejt ndryshe për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ai shkruan se edhe pse është nënshtetas i huaj që kishte ardhur të jetonte në Shqipëri, pasi është bërë operacion ka zgjedhur të largohet nga vendi ynë sepse ka parë kushtet e spitalit ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë.

Ai tregon se po i vuan pasojat e shërbimit që ofrohet në spitalet shqiptare.

Gjithashtu ai ka nisur dy foto nga banjat e burrave në këtë spital. Fotot flasin dhe tregojnë më shumë se 1000 fjalë për kushtet skandaloze në spitalet shqiptare.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ! Jemi neqsut ne ate qsut qe edi rama e restaurovi kam nje mesazh per te o edi rama o kryeministri jon. Jam një pacient dhe jam nenshtetas i huaj i cili ka zgjjodhi te vij te jetoj ne shqiperi. U  bera operacion nderkoh sa e pashe ket drame  do laegohem sapo te sherohem te pakten ilaqet bleji o burr se na mbytet nga leket se spo themi per fasadat ose per munges ajrimi e te tjer te pakten ilaqet.  Perveq kesaj ka munged dhe infastrukture neper dhoma ka munges mjetesh per ato qe sapo jan ber operacion dhe kryeinfemjerja kam qe dje qe pres te vij ne pun per te mar lejen per te kaluar te dera dhe akoma ska ardh jam detyruar ta. Mbaj rojen me lek dhe me pije qe tme ler.’’