JOQ Albania
Home

Ekspertët: Ja pse është normale që të merrni një sy gjumë në orarin e punës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/06/2019 19:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse jeni në mes të turnit dhe mezi po mbani sytë hapur mos e fajësoni shumë veten.

Kjo pasi sipas një specialisti të gjumit, të të flihet në faza të ndryshme të ditës është më se normale dhe natyrale.

Shkencëtarët thonë që trupi ka nevojë për 8 orë gjumë që të funksionojë siç duhet, por këto orë nuk duhen “konsumuar” për njëherësh.

Ideja e fjetjes për 8 orë rresht vjen nga fillimi i shekullit të 19-të pas një lëvizje që nisi në atë kohë sipas Dr. David Cunnington.

Përpara shekullit të 19-të, njerëzit flinin 3-4 orë në fillim të mbrëmjes, pastaj zgjoheshin për disa orë dhe flinin sërish derisa të lindte dielli.

Dhe, ky sipas ekspertëve është ritmi ynë natyror i gjumit, kështu jemi ‘programuar’.

Natyrisht shumica e vendeve të punës nuk i lejojnë punonjësit që të marrin nga një sy herë pas here, kështu që ne jemi të detyruar të flemë vetëm kur kthehemi në shtëpi.

Sipas Cunnington, të rinjtë sot janë shkëputur më shumë nga vendet fikse të punës dhe po i kthehen sërish ‘regjimit’ tonë natyral të fjetjes. Dhe, kjo sipas tij, po i bën që të jenë më kreativë në atë që bëjnë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania