JOQ Albania
Home

Paralajmërimi i mjekut: Ja pse nuk duhet të përdorni pastë dhëmbësh në plagët e djegies
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/06/2019 0:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mjek ka shpërndarë një foto të frikshme për të përalajmëruar njerëzit që të mos përdorin pastë dhëmbësh për plagët e djegies.

Një grua në Malajzi kishte djegur dorën me vaj të nxehtë dhe për ta qetësuar i kishte aplikuar pastë dhëmbësh.

Por, rezultati është ai që shihni në foto.

Mjeku Kamarul Ariffin, tha se në vend që të qetësonte dhimbjen, dora e saj u ënjt.

Mjeku ka treguar se ky nuk ishte rasti i vetëm që qytetarët përdorin në rast djegieje, pastë dhëmbësh.

Gjatë punës së tij ai është përballur me persona që kishin përdorur miell, vezë, apo produkte të tjera në kushtet e shtëpisë për të shmangur mjekun.

Dokor, Ariffin ka rekomanduar që në rast djegieje e vetmja gjë që mund të bëni në shtëpi është që për 15- 20 minuta ta fusni dorën në ujë dhe më pas të shkoni tek mjeku.