JOQ Albania
Home

3 vite që s’flet me Noizyn, Enca tregon arsyen e sherrit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/06/2019 7:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Enca dhe Noizy janë dy prej artistëve më të komentuar të shoëbizit, dikur miq të mirë, e sot nuk flasin me njëri-tjetrin.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Enca u bë pjesë e një loje ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit për të gjetur mashkullin perfekt.

Në mes të lojës u shfaq edhe foto e Noizyt teksa në lojë ndodhej edhe Muharremi.

Enca menjëherë zgjodhi Muharremin dhe tha:

Si mund të krahasosh një portret bardhë e zi me një me ngjyra? Normal që do zgjedh atë me ngjyra”.

Mirëpo Ermali i kërkoi Encës që të zgjidhte pa u bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur. Këtu këngëtarja me deklaratën e saj la të kuptohej se Noizy nuk është treguar besnik ndaj saj prandaj nuk mund ta zgjedhë.

Ajo u shpreh:

Goca ju e dini që ne shquhemi për besnikëri ndaj atyre që janë besnik kështu që Muharremi e ka treguar veten”.